Janë përfolur pafundësisht se ndodheshin në një lidhje pasionante, por as Flori Mumajesi, as Elvana Gjata nuk i konfirmuan kurrë thashethemet rreth tyre.
Flori është rikthyer me muzikë dhe ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ja ke bo vetes” në bashkëpunim me Brunon dhe i drejtohet një femre që e ka tradhtuar.
Pas publikimit të këngës fansat dyshuan se ishte një dedikim për Elvanën. Për herë të parë pas shkëputjes së marrëdhënies së tyre Flori mohon të gjitha lajmet.
I ftuar në "E diela shqiptare” ai zgjodhi vetë që të sqaronte çdo lajm duke thënë se nuk është e vërtetë. E besuat? Shpesh herë artistët mohojnë shumë fjalë që përhapen, por fansat ende kanë dyshimet e tyre dhe shumë vazhdojnë të besojnë se mund të jetë një dedikim për Elvanën.