INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat janë të bindur se kënga është për Elvanën, por 'bëhet i gjallë' Flori Mumajesi! Thuajse puthet në buzë me këngëtaren shqiptare teksa këndojnë [VIDEO]

Fansat janë të bindur se kënga është për Elvanën, por 'bëhet i gjallë' Flori Mumajesi! Thuajse puthet në buzë me këngëtaren shqiptare teksa këndojnë [VIDEO]

Publikuar më: 23:40 28-11-2018

Flori është rikthyer me muzikë dhe ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ja ke bo vetes” në bashkëpunim me Brunon dhe i drejtohet një femre që e ka tradhtuar.

“T’i kisha dhënë më të mirat e jetës, ma ke bërë mua, ja ke bërë vetes”, është refreni i kënduar nga Bruno, ndërsa vijon: “Dhe kur me mu fleje, fshehje zemër fshehje”.

Nuk e dimë nëse është një mesazh i drejtpërdrejtë për Elvanën, por pasi u hodhëm një sy komenteve në YouTube, fansat janë të bindur që po dhe komentet ishin të shumta.

Por vlen të thuhet se njerëzit e kanë pëlqyer shumë këngën. Po ju e keni menduar se modelja e këtij videoklipi mund të jetë Filloreta Raçi e njohur si Fifi?

Të paktën këtu na shkon mendja neve, se shumë nga publiku dhe jo vetëm (edhe media e shkruar) kanë menduar se mos ndoshta mund të këntë diçka. Dyshja shfaqen në momente intime si të dashuruar duke interpretuar këngën e re të Florit. Janë bërë këto video shkak që të përflitet se Fifi do jetë në videoklipin e ri të Florit megjithatë asnjëri prej këngëtarëve nuk ka folur ende mbi këtë pjesë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543