Ariana Grande është shfaqur ditën e premte në funeralin e mbretëreshës së ndjerë të muzikës soul, Aretha Franklin, me të dashurin e saj Pete Davidson. Duke qenë se ai është një komedian dhe jo një fans i Aretha, ndjekësit e Grande janë irrituar tej mase me praninë e tij gjatë ceremonisë së lamtumirës.
Edhe pse Davidson ishte i pranishëm pasi këngëtarja do të performonte, fansave të saj nuk i’u duk e drejtë që komediani të marrë një ftesë për të qenë i pranishëm në funeral.
Qindra komente kanë shpërthyer në Tw
itter ku publiku shkruan se prania e Pete Davidson është një absurditet. Madje dhe shumë komente jo pozitive për Arianën erdhën edhe për shkak të veshjes së saj, pasi shumica menduan që ishte një veshje jo shumë e përshtatshme.