Të bësh shaka me një kampion olimpik nuk është e thjeshtë, aq më pak kur ky i fundit sapo është bërë një legjendë e sportit.
Ellen Degeneres i ngacmoi të gjithë me një postim ku shfaqej sipër shpinës së Usain Bolt, me mbishkrimins e kjo ishte mënyra e saj e re e transportit. Por duket se në fund të ditës, vetëm prezantueses simpatike iu duk për të qeshur. Audienca e mori jo vetëm si një shaka pa kripë, por edhe si një formë racizmi dhe komentet negative ishin të panumërta. Ellen më pas, u përpoq të shpjegohej se nuk ishte ky qëllimi i saj, por më kot. Nuk e dimë si është ndjerë Bolt si mjet transporti...