Pas zënkës me Selena Gomez, Justin Bieber ka marrë një “goditje tjetër”, dhe këtë herë nga fansat. Performanca e tij në “V Festival” në Londër, pritej të ishte një spektakël i vërtetë, por realisht ndodhi e kundërta. Organizatorët kishin premtuar se Justin do të sillte shumë tollumbace të mbushur me ujë për të lagur fansat, por kjo nuk ndodhi. Si të mos mjaftonin këto, fansat kanë akuzuar këngëtarin e hitit “Sorry”, se nuk ka kënduar në skenë, por thjesht ka lëvizur buzët.
Çuditërisht, Justin vlerësoi audiencën për të qenurit autentikë para se tu zbulojë se nuk e ka marrë akoma veten, pasi një natë më parë, ishte në një klub nate me Rihanna.
“Nuk ndihem mirë, nuk po ju gënjej”, i tha Justin fansave. “Ju nuk i pëlqeni gjërat e rreme, gjë të cilën e respektoj”.
Pakënaqësinë e tyre, fansat e kanë shfaqur me anë të postimeve në Tëitter, madje ka nga ata, që përmendin edhe shifrën e paguar për të ndjekur Bieber duke treguar se nuk ia ka vlejtur.