Kanye West njihet për natyrën e tij kontroverse, por këtë herë duket se e ka tepruar.
Bëhet fjalë natyrisht për videoklipin e tij më të ri dhe njëkohësisht atë që ka ngjallur më shumë polemika, “Famous”. Ajo është pritur shumë negativisht nga fansat, ndërkohë që ka mbledhur më shumë se 100 mijë dislike, që është më shumë se numri i personave që e kanë pëlqyer. Madje shumica dërrmuese e tyre e kanë sharë në komente, duke thënë se kjo nuk është muzikë, por video porno. Kujtojmë se kjo këngë u bë e njohur përpara se të realizohej videoklipi, që kur ishte vetëm audio për shkak se sulmonte Taylor Swift me fjalë banale.