INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat mendojnë se Kim K dhe Kanye West po divorcohen! Ja çfarë dimë ne

Fansat mendojnë se Kim K dhe Kanye West po divorcohen! Ja çfarë dimë ne

Publikuar më: 13:33 08-12-2016

Që gjërat nuk po shkojnë mirë mes Kanye West dhe Kim K, këtë e dinim, madje edhe kishim paraprirë lajmin e divorcit.

Por historia sapo ka filluar të marrë një pamje krejt tjetër. Kishim shkruar më parë se situata është tensionuar së tepër përgjatë ditëve të fundit, duke e kthyer në të padurueshme për Kim K. Madje burime pranë Us Weekly treguan se ajo ishte gati për t’i kërkuar divorcin, pasi grabitja në Paris dhe kriza psikopatike e Kanye po e mërzisnin dita-ditës. Tashmë bëhen të ditura dhe më shumë detaje, ku mësohet se gjendja mes çiftit më të përfolur të spektaklit është edhe më e rëndë. Elite Daily ka gërmuar në komentet e fansave si dhe është mbështetur në burimet e saj që bëjnë me dije se ata nuk jetojnë më bashkë nën një çati. Jo vetëm kaq pasi Kim po planifikon të luftojë për kujdestarinë e dy fëmijëve. Dhe me një Kanye që nuk është më me “mendjen e vet”, kjo gjë nuk duket aspak e vështirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154