Kylie Jenner ka çmendur të gjithë internetin me pushimet luksoze ku është nisur me të gjitha shoqet e saj.
Bilionerja më e re në botë padyshim po shijon frytet e punës së saj dhe suksesit që kompania e make-upit ka pasur kohëve të fundit.
Në pushimet marramendëse ajo nuk ka nguruar të ndajë të gjitha detajet luksoze duke fillaur nga hoteli, rrobat e banjos, festat e çmendura dhe xhirot me jahte private.
Mirëpo, edhe pse ka nën kontroll gjithçka, Kylie-t i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm në Instagram. Në foton e publikuar me shoqen me saj më të mirë, ku dy vajzat shfaqen me fustane të ngushtë pas trupit, ka një lumë komentesh që e akuzojnë për photoshop.
Në fakt, këmba e shoqes së Kylie-t duket shumë e hollë në foto, gjë që i ka shtyrë ndjekësit t’i kërkojnë 21-vjeçares ta lërë photoshop-in.
“S’mund t’i duroj dot më këto photoshop-ime. Ju jeni të bukura pavarësisht gjithçkaje. Hiq dorë nga photoshop-i.”
“Do të vij ta kontrolloj më vonë këtë, për të parë nëse këmbët e vajzave janë shkarkuar plotësisht.”
“Ky editimi i këmbëve…”- janë disa prej komenteve, ndërsa Kylie ende nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këto akuza.
Burimi: iconstyle.al