INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat paguajnë për të trajtuar Justin Bieber si leckë

Fansat paguajnë për të trajtuar Justin Bieber si leckë

Publikuar më: 10:13 23-03-2016

Nuk është kurrë e lehtë të jesh Justin Bieber, por ka raste kur diçka e tillë mund të bëhet edhe e frikshme.

Koncerti i të hënës mbrëma, që i paraprin tour-it botëror të albumit "Purpose", rezervoi çaste shqetësimi për këngëtarin 22 vjeçar pasi një adhurues i fiksuar dhe potencialisht i rrezikshëm u afrua deri pak hapa larg tij. Situata alarmoi ekipin e sigurisë së yllit kanadez, te cilët jo vetëm e larguan atë (pasi ishte një ajo), por morën edhe masa të mëtejshme. Tashmë janë anulluar të gjitha takimet private apo në grup me Justin të cilët fansat i siguronin duke paguar shumën e duhur. Dhe shuma e duhur për një këngëtar si Justin varion nga 900 deri në 2000 dollarë.

Nuk është pak, por Belieberat duket se e trajtojnë idhullin e tyre si kukull në këto takime, duke i shkulur flokët, grisur rrobat dhe madje dikush i ngjiti dhe gripin. Interesant është fakti se një personazh gjithmonë tekanjoz si Justin nuk është ankuar kurrë për këto trajtime, por duket se kur futen në mes paratë, edhe djaloshi Bieber ul kokën.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926