Para dy javësh, Luana Vjollca nisi sezonin e dytë të “Shiko kush luan” i cili erdhi me risinë që Luana do jetë autore e vetme. Ndonëse në përgjithësi emisioni është i njejtë, duket se ato pak ndryshime që janë bërë nuk janë pritur mirë nga ndjekësit. Pavarësisht që Luana po kujdeset që të na tregojë se po punon shumë e po lodhet shumë, frytet e punës nuk po pëlqehen tek publiku.
Sezoni i dytë i ‘Shiko kush Luan’ është ‘gozhduar’ goxha nga ndjekësit në rrjete sociale të cilët kanë pasur kritika nga më të ndryshmet, siç mund t’i shihni këtu.
Mirëpo Luana mesa duket i paska vënë re këto pakënaqësi të publikut dhe kërkon të bëjë ndonjë ndryshim pasi u ka bërë një pyetje ndjekësve të saj. Nëpërmjet instastoryt ajo i ka pyetur ata se kë lojë do donin të shihnin sërish në “Shiko Kush Luan”.