Ajo gjithmonë është dalluar si njëra ndër këngëtaret më seksi , por ja që ndodh edhe që një detaj i vogël ta të heqë këtë “titull”, qoftë edhe për pak momente.
Këngëtarja Nora Istrefi prej ditësh i ka lënë pas angazhimet me koncerte pasi ka vendosur t’i kushtojë kohë vetes dhe vajzës së saj Renne. Dhe teksa ka postuar në Instagram një foto gjatë pushimeve me mikeshën e saj, ajo nuk është pritur aspak mirë nga fansat. Ata kanë vërshuar me komenteve negative ndaj këngëtares pasi i ka shumë të dukshme qimet e fytyrës. Nora ende nuk ka reaguar.