Disa ditë më parë princesha Kate, bëri daljen e saj publike që pas lajmit të shtatzënisë.
Middleton, e cila është në pritje të fëmijë së saj të tretë, dukej në formë fantastike gjatë kohës kur shoqëronte princin Willian, në eventin e mbajtur për “Ditën Botërore të Shëndetit Mendor” .
Princesha është kujdesur vazhdimisht për gjëndjen e saj shëndetësore, për shkak të sëmundjes të quajtur “hyperemesis gravidarum”, sëmundje e cila shkakton dobësi fizike, marrje mendësh dhe përziera të tmerrshme.
Pasi ka publikuar disa foto ne instagram me barkun e rrumbullakosur komentuesit nuk u përmbajtën aspak në reagime dhe komente të shumta.
Kishte dhe nga ata madje që dyshonin në shtatzaninë e princeshës Kate pasi iu dukej e dobët. Pavarësisht komenteve dyshuese shumë komentuese femra e kishin mbështetur princeshën pasi kishin kaluar po të njëjtën sëmundje gjatë shtatzanisë.
Le të shpresojmë që e vërteta të dali në shesh dhe dyshimet e fansave të princesësh Middleton te zbardhen.