INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat suprizojnë në zgjedhje: Ja kë çift vipash shqiptarë do të rikthenin bashkë!

Fansat suprizojnë në zgjedhje: Ja kë çift vipash shqiptarë do të rikthenin bashkë!

Publikuar më: 15:32 13-07-2016

Tema e ditës në emisionin Fun Day ishte një pyetje shumë pikante ku një lumë i vërtetë shikuesish kanë dashur të jepnin opionin e tyre rreth temës "Cilin çift të shoëbizit shqiptar do donit që t'i shihnit sërish bashkë?".

  Në botën shqiptare të spektaklit ka patur disa çifte të cilët kanë qenë shumë të dashur për publikun. Për fatin tonë të mirë Shqipëria është vend shumë i  vogël ku herët ose vonë merret vesh gjithçka. Disa nga lidhjet më te bujshme shqiptare kanë qenë: Tuna – Cozy, Dafina – Ledri, Soni Malaj – Flori Mumajesi, Rozana Radi – Mc Kresha, Arjon Muça – Viola Spiro dhe shumë të tjerë.

Shikuesit e Fun Day kanë dhënë emrat e disa prej çifteve më të bujshme, por i preferuari i tyre mbetet ai i formuar nga Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula. Edhe pse lidhja e tyre nuk ka zgjatur ata kanë mbetur gjatë në vëmendjen e publikut. Por kjo lidhje për të dy artistët ka marrë fund duke qenë se të dy raportohen si shumë të dashuruar me persona të tjerë. Madje ata kanë folur haptazi për lidhje e tyre të reja. Ledri tashmë është i përfshirë në një lidhje me një vajzë shumë simpatike nga Tirana, ndërsa Dafina ka pranuar për herë të parë në emisionin IN Life se është shumë e dashuruar me një djalë nga Republika Domenikane. Cifti i dytë më i komentuar, që ndoshta përbën edhe surprizën e vërtetë, është ai mes Roza Latit dhe Stine. Duket se fansat nuk u kanë rezistuar sharmit të "Çiftit Simpatik".

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719