Luana Vjollca është padiskutim një nga femrat më seksi të shoëbizit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Jo më kot ndiqet nga 1 milion njerëz në Instagram, por sigurisht që nga këta ka edhe njerëz që shkruajnë gjëra nga më të ndryshme për “Luin”, ama kjo e fundit gjithmonë ka ditur si t’i menaxhojë. Ajo së fundmi është tallur nga fansat për faktin se ka vendosur syze në borë, por vetë moderatorja e njohur nuk komentoi fare, mirëpo këngëtarja Besa Kokëdhima i ka dalë në mbrojtje.
Teksa publikon foton e lajmit ajo shkruan “Ju e dini që syzet janë të domosdoshme në borë apo jo?! Keni dëgjuar ndonjëherë që reflektimi i rrezeve të diellit dëmton sytë?”.