Këngëtari, Post Malone i ka shqetësuar të gjithë, pasi një video ku është rrëzuar keqazi në skenë po bëhet virale.
Këngëtari teksa po mbante një koncert në SHBA nuk është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rrëzuar.
Ndonëse ai ka tentuar të vazhdojë performancën, përsëri është vënë re se e ka të pamundur të këndojë.
Fansat janë shqetësuar për gjendjen e tij dhe ata mendojnë se Malone duhet të heqë dorë nga muzika për një periudhë derisa të marrë veten.
Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, ka folur gjithmonë hapur për problemet me konsumimin e alkoolit dhe drogës.