INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat “u çmendën” për ta në çdo qytet, konkurrenti i Përputhen ÇUDIT me deklaratën e tij: Vetëm njerëzit e papunë…

Fansat “u çmendën” për ta në çdo qytet, konkurrenti i Përputhen ÇUDIT me deklaratën e tij: Vetëm njerëzit e papunë…

Publikuar më: 18:34 10-07-2021

Shkëlqim Bega, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, foli për pjesëmarrjen e tij në audicionet për edicionin e radhës së “Për’puthen” dhe tha se kishte shkuar që të takonte ish-konkurrentët e tjerë.

Shkëlqimi tha se i ka bërë shumë përshtypje se sa shumë njerëz kanë dalë për t’i pritur, kur ata nuk kanë bërë asgjë.

“Unë kam marrë pjesë në dy audicione, pasi doja të takoja konkurrentët me të cilët kam krijuar shoqëri. Por më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar. Kush jemi ne? Jemi vetëm ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

 Ai shtoi gjithashtu se i ka rënë në sy se njerëzit e arsimuar dhe me punë nuk i intereson se kush je, dhe se kanë ndjekur emisionin.

“Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, përfundoi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717