Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.
Këngëtarja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshmë për ndjekësit e saj me të cilët jo rrallë herë komunikon shpesh. Mirëpo ditën e sotme ka marrë një koment të pazakontë, ku një person shkruan se është 65 vjec dhe kërkon nuse në moshë të re, si dhe shkruan që është i mirë në seks.
Tayna nuk e ka anashkaluar këtë koment dhe i ka kthyer duke i shkruar: “Zoti të udhëzoftë o mixh(që do të thotë xhaxha)”.