Oriola Marashi është zyrtarisht një ndër personazhet më provokues të shoëbizit shqiptar dhe ky tani është fakt. Ajo di shumë mirë se si ta përdorë profilin e saj në Instagram për benefite të sajat. Ky mesa duket është dhe një marketing i mirë përpara se ajo të lançojë këngën e parë që do të mbajë vulën e labelit “OTR”.
Ajo i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto të ndryshme në Instagram dhe ndërkohë që po afron Halloween, Oriola postoi një foto seksi ku shkroi: “Nëse s’do isha unë, do doja të isha Oriola Marashi për Halloween” Ajo mori shumë komente në këtë foto, por një fans e ironizoi duke i thënë “Ke të drejtë shpirt, gjoksi plastik është i mrekullueshëm për Halloween”
Oriola e mori me sportivitet këtë koment dhe ia ktheu me të njejtën monedhë: “Perfekt, kush nuk i don gjokset”