Rreth një vit më parë Adelina Tahiri lidhi kurorë me avokatin maqedonas Serjoza Markov, në dhjetor të 2017-s. Çifti mirëpriti djalin e parë Jon më 27 gusht dhe vijon romancën e lumtur me milionerin nga vendi fqinj. Ditën e sotme këngëtarja ndërsa ishte nisur për një emision ka dalë me nje video live në profilin e saj në Instagram.
Mirëpo ajo sërish është ngacmuar për bashkëshortin i cili është shumë më i madh në moshë se Adelina. Njëri nga ndjekësit e pyeti “ku e ke atë hamshorin 60 vjeçar”. Si reagoi ajo? Shumë e qetë, me lezet i thotë: “I keni parë letërnjoftimin bashkëshortit tim që ja dini moshën”.