Një periudhë shumë e mirë kjo për Bes Kallakun.
Pas bashkëpunimin “Macarena” me Irkenc Hykën, Besi ka sjellë bashkëpunimin tjetër me Gent Fatalin nën titullin “Na vjen dita”. Projekti është prodhim i producentit Mixey, i cili e ka bërë muzikën e kësaj kënge dhe tekstin së bashku me të dy artistët. Në videoklipin e këngës së fundit, Bes kallaku vjen në versionin e një mafiozi “si Xhon Goti me çuna prej Miloti” dhe sigurisht që e ka promovuar shumë këngën në Instagram ku përveç komenteve pozitive një fans ka lënë një koment aspak të hijshëm në të cilin shkruan: Na myti mendjemadhësia e barbonllëku i shqiptarëve”.
Ky koment si ka pëlqyer aspak Besit i cili ia ktheu me ironi siç shumë veta komentojnë në faqe të ndryshme: Po pra, ne skena lek për buk, kta bojn klipe”.