Ka fansa të dashur po ka edhe nga ata që ta vështirësojnë paksa faktin e të qenit Vip dhe të detyrojnë të marrësh masa vërtet drastike.
Një rast i tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së famshme Morena Taraku e cila ashtu siç e kemi parë e ka shprehur shpesh në publik mungesën për nënën e saj e cila ka humbur jetën.
Morena në postimin në Instastory tregoi një foto ku ishte një mesazh i ndjerë i dërguar në Viber dhe ku këngëtarja tregonte dëshirën e madhe që ato mesazhe ti dërgoheshin mamasë së saj.
Një fans mesa duket edhe në një situatë emocionale si kjo e ka gjetur të udhës të tallet duke i dërguar këtë mesazh Morenës: “Airplane mod e ki prandaj nuk të del delivered”.
Këngëtarja e irrituar me të drejtë e ka postuar këtë mesazh në Instastory dhe këtë herë duke e degjeneruar publikisht personin që i shkruante.
“Ti je nana, stupid as fuck”, shkruan këngëtarja në reagimin e saj.