INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi tenton të marrë në krahë Gigi Hadid, ja si e mbron veten modelja [FOTO]

Fansi tenton të marrë në krahë Gigi Hadid, ja si e mbron veten modelja [FOTO]

Publikuar më: 16:07 22-09-2016

Gigi dhe Bella gjenden në Itali që prej së martës dhe më pas do udhëtojnë për në Nju Jork dhe Londër.

Supermodelja Gigi  pas sfilatës së Max Mara në Milano Fashion Week, u përball me një ngjarje të jashtëzakonshme. Teksa ishte e kapur për dore me motrën e saj Bella duke bërë foto me fansat ndërkohë që prisnin  makiën të vinte t’i merret, papritur vjen një person i cili i ndoqi teksa ato i drejtoheshin makinës dhe më pas tentoi ta merrte në krahë Gigi-n. Ndaj 21 vjeçarja është munduar me gjithë fuqinë e saj që t’i shpëtojë këtij gjesti jo normal duke e goditur me grushte dhe bërryl, në mënyrë që ai ta lëshonte.

Ndërkohë motra tjetër Bella thërristë gjatë gjithë kohës:  “Lëshoje”. Për fat të mirë, pas ndërhyerjes së sigurisë, modelja shpëtoi. Por edhe pse ai u largua duke vrapuar, Gigi e ndoqi nga pas  duke i thënë “Kush dreqin je ti?”, pasi ende donte të hakmerrej ndaj asaj që ai bëri. Më pas ajo ka udhëzuar truprojat që ta gjenin kush ishte personi që tentoi ta merrte në krahë. 

Më vonë Gigi  nëpërmjet  Twitterit  reagoi duke thënë  se kishte të drejtë për të mbrojtur veten. 

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996