Justin Timberlake duket si një përsonazh që pëlqehet nga të gjithë, por të shtunën u vërtetua që kjo nuk është e vërtetë.
Ylli i muzikës pop mori një “mini-shuplakë” nga një spektator golfi në Lienin Tahoe. Megjithëse nuk la shenja në qafën e Justin, ai nuk e mori aspak lehtësisht incidentin, duke i bërtitur personit në fjalë “Pse do ta bëje diçka të tillë?”. Në fund të ditës artisti 35 vjeçar nuk deshte të ngrinte akuza, por policia e zonës gjithsesi pati një bisede të fortë me “agresorin”. Ky i fundit përfundoi i arrestuar pasi ishte në gjendje të dehur dhe nuk iu përgjigj me korrektësi autoriteteve.