Me siguri i kujtoni thashethemet që qarkulluan kohë më parë të cilat thoshin se shkaku i ndarjes së prezantueses seksi Eixhel Shkira me futbollistin Bekim Balaj u bë pikërisht moderatorja Elita Rudi.
Fjalë këto që nuk vërtetuan as lidhjen e Bekimit me Eixhelin apo edhe ndërhyrjen e Elitës.
Megjithatë këtë pjesë e kemi kaluar pasi së fundmi e kemi parë Elita Rudin të lumtur në krahët e reperit Gjiko ndërsa Eixhel vazhdon ta shijojë jetën e saj single.
“Trazira” e radhës për bukuroshe Eixhel Shkira ka qenë pikërisht ndërhyrja e një komentuesi.
Ka qenë dikush i cili ka pyetur në një aplikacion ku bëhen pyetje anonime, se si Einxheli ndihet që pas Bekimit, Elita i mori edhe Gjikon.
Eixheli duke i kthyer përgjigje ka thënë: “Nuk ndjej asgjë, …askush smë ka marrë askënd” – ka përfunduar ajo duke mos e përjashtuar faktin se dikur ka qenë e lidhur me Gjikon.
Tani se kush do kë ne nuk po e kuptojmë shumë qartë por le të shpresojmë që çiftet të jenë të lumtura dhe të mos kenë xhelozi