INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi i kërkon një përqafim, Madonna e refuzon

Fansi i kërkon një përqafim, Madonna e refuzon

Publikuar më: 12:32 10-05-2016

Është vonuar në koncert, ka ardhur e dehur në skenë, ka zhveshur një nga fanset por asgjë nuk është mjaftueshëm kur vjen puna tek Madona. 

Mbretëresha e muzikës Pop, ka qenë në një darkë të shtunën, ditën përpara Ditës së Nënës.  Këngëtarja ka darkuar me vajzën, Lourdes, stilistin Marc Jacobs dhe disa miq por djali Rocco, subjekt për betejën e hidhur të kujdestarisë me ish-in Guy Ritchie,  nuk dukej në skenë.  “Ajo nuk kishte bodiguardë përreth… Thjesht kishte dalë si një person normal”,  tha dikush i pranishëm. Por kur një fans i është afruar, ajo e ka refuzuar.  “ Ai e pyeti nëse mund të bënin një foto… Ajo tha, “Jo, jo tani” Ai pastaj i kërkoi asaj një përqafim”

Por Madona e refuzoi duke i thënë: “Si thua për një shtrëngim duarsh në vend të përqafimit?”

Ky nuk është i pari dhe ndoshta nuk do të jetë as i fundit gjest tregues i prepotencës së këngëtares!

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607