Së fundmi këngëtarja e famshme Rita Ora është përballur me një situatë aspak të këndshme për të.
Një fans i “çmendur” pas saj, ka përndjekur artisten deri në shtëpi. Sipas “Daily Star”, personi në fjalë është i bindur se ka një lidhje me Ritën dhe i ka kërkuar të bashkëjetojnë. Madje ai ka lënë dhe një çantë me sendet e tij në derën e banesës së këngëtares.
Kjo situatë e ka frikësuar tej mase Ritën në ato momente është larguar menjëherë nga vila e saj.
“Është e tmerrshme të mendosh që në shtëpinë që e ke bërë vetë të mos ndihesh e sigurtë dhe sigurisht që e kam rritur sigurinë me 200%”, është shprehur ajo.
Personi i “fiksuar” pas Ritës dyshohet të ketë ç’rregullime mendore.