Vajzat e showbizz-it nuk të falin të paktën kur bëhet fjalë për disa cilësi që ato i kanë dhe dikush ja vë në dyshim aftësitë, aty bëhen edhe më shumë të papërmbajtëshme.
Oriola Marashi është e njohur për “shuplakat e zjarrta” që ju jep fansave që e ngacmojnë në publik dhe një episod i tillë ka ndodhur edhe së fundmi.
Me anë të një foto të postuar në Instagram, Oriola ka promovuar këngën e re të mikut të saj Alban Ramosaj ndërsa një fans nuk ka ngurruar të shprehë opinionin e tij rreth muzikës.
Oriola shkruante si mbishkrim të videos: “So proud of my friend and his music, faleminderit që nuk na gjakos veshët”, ndërsa fansi i shkruan: “Do na i gjakosësh ti kur të nxjerrësh këngët”.
Modelja me siguri që ka talent edhe në pjesën muzikore dhe ky koment mesa duket e ka bërë të humbi kontrollin duke u përgjigjur: “Bitch kam 2 oktavë e gjys zë, sigurisht që do gjakosesh”.
Kur bëhet gjaku ujë fare! Oriola Marashi nuk ta përton sidomos kur dikush përpiqet ti uli vlerat e saj.