Mbrëmjen e djeshme u përurua stadiumi më i ri, “Arena Kombëtare”, ku u luajt edhe ndeshja e parë ajo mes Shqipërisë dhe Francës. Para se të niste ndeshja, aty pati disa performca nga këngëtarët e njohur e të dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi.
Kjo e fundit performoi këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”. Ajo ndezi stadiumin me performancën e saj, ndërsa pak më vonë ndau në profilin e saj në “Instagram” edhe një foto nga eventi, ku shkruante: “Oh sa mirë me kon unë”
Mirëpo, dikush ka tentuar “të tallet” me Erën lidhur me të pasmet e saj në komente, duke u nisur nga shkrimi në foto.
“Mirë është po duhet me pas b*thë”, i shkroi komentuesi të cilit Era s’ia përtoi përgjigjen. “Veç ajo s’na mungon”, i tha këngëtarja, e cila s’ka marrë replika të tjera nga komentuesi, duke i mbyllur gojën me përgjigjen e saj.