Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.
Para pak javësh, Kejvina u largua nga emisioni në të cilin u bë e njohur për publikun shqiptar, por edhe pse nuk e kemi parë në TV, Kejvina qëndron në kontakt me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka realizuar me ndjekësit një mini-intervistë, duke i pyetur se cila ishte frika e tyre më e madhe.
"Që ti mund të përfundosh me ndonjë qeros me lek dhe është gjynah se je gjithë ajo femër."- i shkruan ndjekësi, të cilit Kejvina ja ka kthyer:
"Por vetëm nqs do jetë Mastrolindoooo", duke bashkëngjitur krahas postimit edhe foton e tij.