Ilda Bejleri padyshim është një nga gazetaret sportive me karrierën më të gjatë në televizion,si dhe një imazh shumë i rëndësishëm i kompanisë “DigitAlb”, por pas 11 vitesh ajo është larguar nga kjo kompani dhe do ta shikojmë së shpejti në një tjetër televizion me një emision të ri.
Moderatorja e njohur Ilda Bejleri pak ditë më parë ka qenë me pushime në Mykonos të Greqisë ku dhe siç duket i ka bërë përshtypje fakti se shqiptarët atje nuk e pranojnë origjinën e tyre.
Disa ditë më parë ajo ka qenë me pushime në Mykonos të Greqisë ku dhe siç duket i ka bërë përshtypje fakti se shqiptarët atje nuk e pranojnë origjinën e tyre.
Në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, moderatorja i ka pyetur fansat:
"Dini gjë pse në Greqi ka shqiptarë që flasin shqip po thonë janë rumun?
Pyetjes së saj i janë përgjigjur shumë fansa dhe njëra prej tyre i ka thënë:
“Unë rri në Greqi jam edukuar dhe rritur atje, Ilda më thuaj një arsye përse duhet të ndihem krenare?”- ka shkruar fansja.
“Dhe unë kam jetuar e vogël disa vite në Greqi, ishte viti 92 por të them të drejtën kam ndjerë përgjithësisht përbuzjen e grekëve për shqiptarët… madje kur kaloj kufirin tokësor nga Gjirokastra akoma e mbaj mend një polic grek që qëndronte aty dhe zbriste shqiptarët nga autobuzat…(përjetim personal ky).- i është përgjigjur Ilda pyetjes së fanses.