Tayna është pa asnjë dyshim sensacioni më ri në muzikën shqiptare. Reperja e njohur po korr sukses të madh dhe mori një famë të jashtëzakonshme falë talentit të saj. Këngët e Tayna-s janë shndërruar në refrenin e preferuar të shumë prej nesh.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku rri në kontakt me ndjekësit e saj dhe së fundmi u ka ofruar atyre që ti thonë diçka dhe ajo ua ka kthyer me rima
“Këngët e mira i dëgjoj vetëm si njeri më beso s’mundem të të duroj”, ishte komenti i ndjekësit.
Nuk mungoi përgjigja e reperes që e ktheu me rimë ndonëse nuk ishte aspak pyetje apo kompliment.
“1.Si njeri ti bile as që m’njeh;
2.Kur s’më njeh t’vërtetën ti s’e sheh;
3.Për me m’njoft duhesh me kon ma i fell (thellë);
Se e sheh në sytë e mi që vec mirë muj me ndjell”, shkroi Tayna.