Luana Vjollca ka vendosur që këtë sezon veror të jetë shumë aktive në muzikë. Pas këngës “Mi dhe flakë mallit tim” me Bujar Qamilin, ajo ka sjellë projektin e ri muzikor “Vetëm ty”.
Një këngë ritmike dedikuar një djali që ia ka thyer zemrën. Nuk dihet nëse teksti lidhet me jetën sentimentale të moderatores së njohur.
Klipin e ka realizuar në qytetin e bukur të Gjakovës në Kosovë. Pavarësisht se nuk mund të mungojnë kritikët, ky projekt është pritur nga publiku dhe këtë e tregon më së miri një koment në një nga videot e saj në Instagram. Një fans i thotë që nuk është këngëtare e madhe, por i pëlqen fakti që bën këngë për qejfin e saj dhe nuk ndalet.
Ky koment i ka pëlqyer shumë Luanës dhe ia kthen në mënyrën më të mirë të mundshme: "Po çna duhet kjo jetë nëse si bëjmë gjërat për qejfin tonë"/intv.al