Ditën e sotme Lori na tregoi se ka marrë vendimin të publikoje vendet e saj të preferuar për ushqime dhe e bëri. Mirëpo pas publikimit të disa pjatave të shijshme Lori është kritikuar nga një fans i cili e quan gjë 'të ulët dhe budallaqe'.
"Të lutem mos. Nuk e di por mendoj të postosh ushqim është diçka shumë e ulët dhe budallaqe (dhe shumë e mërzitshme). Në vend të tij mund të postosh disa veshje të bukura", i shkruan fansi.
Ndërsa Lori ka habitur me përgjigjen e saj të ëmbël dhe madje pyet fansat si të veprojë. "Mua personalisht më pëlqen të di ku hanë njerëzit dhe çfarë është e mirë në një qytet të caktuar por nuk e di. Çfarë mendoni ju?", shkruan Lori.