Lindita është një këngëtare mjaft e njohur, e cila pikën më të fortë ka padyshim zërin. Përfaqësuesja e Shqipërisë në eurovision është përfolur gjatë për luftën me kilet e tepërta, duke u kthyer kështu në një inspirim për të gjithë. Megjithatë një fans e ka irrituar këngëtaren. Në një prej fotove ai i shkruan:
“Të pëlqeja më shume të shëndoshë dhe me pak vetëvlerësim”
Ndërkohë Lindita nuk është kursyer dhe i është kthyer
“Ti dukesh me të vërtetë budalla dhe injorant dhe une jam alergjike nga idiotët”
Ndër të tjera në ‘insta story’ Lindita shkruan:
“Burra si ky janë dhunues , shpirt lige! Imagjinoni nëqoftëse ai ka një grua dhe tortura që ajo do durojë përditë për t’iu nënshtruar atij”