Kim Kardashian me të mbërritur në Paris për “Javën e Modës” është sulmuar në një mënyrë krejt të vëçantë nga i njëjti person që një javë më parë sulmoi Gigi Hadid, por këtë herë jo duke e tërhequr, por duke i puthur të pasmet. Mes gazetarëve dhe fansave të shumtë, aty ndodhej edhe Vitalii Sediuk, i cili nuk është përmbajtur dot pasi nuk mundi t’i rezistonte pjesë më të përfolur të Kim. Ai arriti ti shpëtonte truprojave dhe i ka dhënë një puthje në të pasme 35 vjeçares, e cila për një moment u çudit nga kjo situatë e krijuar. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat por është e paqartë nëse e kanë arrestuar më pas.
Nuk është hera e parë që Vitalii e bën këtë veprim, të njëjtën gjë ka tentuar edhe para 2 vitesh në Paris, por në ndryshim se atëherë sulmi ishte më agresiv.