‘Trekendeshi’ qe është përfolur më se shumti në median online rozë është ai i Oriola Marashit, Noizy-t dhe Enca-s. Të gjithë tashmë janë familjare me historinë e largimit të Encës nga OTR dhe shkëputja e marredhënies me themeluesin e grupit, Noizy. Tashmë në këtë label është bërë pjesë edhe modelja seksi, Oriola Marashi. Edhe pse Enca nuk ka dhënë asnjëherë një koment në lidhje me bukuroshen Marashi, fansat e “mbretëreshës së Instagram-it” shpesh herë e ngacmojnë Oriolën me komente.
Së fundmi me njërën prej tyre është kapur edhe Oriola Marashi, kjo pasi kjo e fundit thotë se TOTO e Noizyt është e inspiruar nga kënga “CIKA CIKA”, e Xhensilës dhe Ardian Bujupit. Mirëpo Oriola nuk e ka pritur fare mirë si koment, pasi herë herë kjo fanse vetëm e ofendon.
“@imwithenca jo është inspiruar nga go*i satom”, shkruan Oriola, koment ky që ka revoltuar fansat e Encës dhe kanë filluar ta ofendojnë dhe kritikojnë modelen./intv.al/