Soni Malaj u shfaq dje në spektaklin më të ri në Vizion Plus “Këngë Moj”. Së bashku me kolegë të tjerë të saj, Soni këndoi këngët më të njohura popullore shqiptare.
Këngëtarja ka ndarë në Instagram edhe disa momente të shkëputura nga skena dhe nuk kanë munguar as komplimentet nga fansat e saj.
Mirëpo mes tyre, Sonit i ka rënë në sy komenti i një ndjekëseje që e ka ngatërruar atë me Greta Koçin nga pamja.
“Për Zotin mu duke si Greta Koçi”, i ka shkruar ndjekësja Sonit.
Megjithatë kjo e fundit e ka pritur fare mirë dhe këtë koment, e madje ka shfrytëzuar rastin të flasë për Gertën si artiste.
“Për mua është ngatërresë shumë e lezetshme, sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike”, i është përgjigjur Soni ndjekëses së saj.