Ai ka një numër të madh fansash dhe gjen gjithmonë kohë për Beliebersat e tij.
Por Justin Bieber u detyrua të thërriste policinë, pasi një superfanse e ka pritur për 12 orë rresht jashtë shtëpisë së tij në Kaliforni.
Sipas TMZ, ekipi i sigurisë së 22 vjecarit u futën në veprim pasi kjo fanse kishte parkuar jashtë shtëpisë së tij, pranë liqenit, gjithë ditën me shpresën për të bërë një foto me idhullin e saj. Policia nuk mund të ndërhynte tek fansja 18 vjecare pasi ishte në një rrugë publike. Pasi Bieber dëgjoi për këtë incident, vendosi të shkojë jashtë me rojet që t’i plotësojë dëshirën fanses.
Ndërkohë këngetari është duke shijuar disa ditë pushimi në Hawai teksa ka ngacmuar me një video të postuar me katër vajza të veshura me bikini që i janë bashkuar atij në pishinë.