Që prej ndarjes nga Aleksi dhe romancës së re me Mark Frrokun, Rudina ka qënë në qendër të mediave rozë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë ajo reagon edhe ndaj komenteve që i bëhen. Pasi publikoi një foto në Instagram me Mark Markun, komentet kanë qenë të shumta, por ajo që pikasi ishte një prej ndjekësve që e pyet moderatoren nëse Marku është i lumtur me të. Dhe sigurisht s’kishte si të ishte ndryshe përgjigjja e Rudinës përveç se plot sarkazëm dhe humor. “A e do numrin?”, i kthehet moderatorja.