INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja e pyet për Adrolën gjatë koncertit, Capital T bën këtë reagim

Fansja e pyet për Adrolën gjatë koncertit, Capital T bën këtë reagim

Publikuar më: 13:34 24-08-2023

Prej disa kohësh tanimë, Adrola Dushi dhe Capital T po aludohen për një romancë së bashku. Edhe se ende asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar dicka të tillë, mbështetjet publike për njëri tjetrin nuk i kanë fshehur aspak. Rasi më i freskët ishte ai kur përgjatë provave për koncertin “Time Capsule”, Adrola ishte gjithmonë pranë reperit.

E derisa të kemi një konfirmim, është e pritshme që publiku do vazhdojë “ngacmimet” për dyshen. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi në Shkodër.

Teksa Capital T ishte në skenën e një prej clubeve të qytetit duke performuar, 2 vajza të cilat ndodheshin në publik, në zonën pranë skenës, përmes shkrimit në telefon, e kanë pyetur se ku është Adrola. Artisti është afruar, ka lexuar mesazhin dhe pasi ka buzëqeshur, përmes gjesteve ju përgjigj pyetjes duke treguar se “është duke fjetur”.

E mesa duket, më në fund, pak nga pak, cifti po fillojnë të vërtetojnë të gjitha aludimet. Gjithsesi, fjala përfundimtare ju takon atyre…

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729