Tayna është një nga reperet më të njohura shqiptare, e cila është shumë e komentuar nga mediat dhe është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram. Pak më parë, Tayna ka publikuar një foto të sajën, ku shihet me flokët e kapura dhe me pak tualet në fytyrë. Por në mes të shumë të komenteve, nuk ka munguar një koment negativ. “Përse je kaq e shëmtuar?”, i ka shkruar një ndjekës Taynës, ndërsa ajo e ka lënë pa fjalë me përgjigjen e saj.
“Une s’jam miss, une jam kengetare. E mire apo e keqe, me hunde ose pa hunde, kjo qe m’ka fal Zoti. Mua m’pelqen vetja, ta kisha sygjeru edhe ty. Perderisa sheh gabime te une, ti s’je e kenaqur as me veten. Paqe e dashuri per ty!”, shkruan ajo.