Në shtëpinë e tij që kushton plot 7.7 milionë dollarë!
Por gjithçka ajo mori ishte vetëm ujë dhe pije të gazuara. Drake ka lajmëruar autoritetet që të rrëzohet çështja kundër një fanseje që u fut me forcë në shtëpinë e tij. Reperi 30 vjeçar ka kontaktuar Avokatin e Distriktit të Kontesë së Los Angeles nëpërmjet avokatit të tij personal për të “qartësuar se ai nuk do të bashkëpunojë për një procedim penal” daj gruas 24 vjeçare. Kjo e fundit u fut në shtëpinë e tij në lagjen luksoze të Hidden Hills më 3 prill. TMZ bën me dije se artisti kanadez beson se “do ishte thjesht mizore që ta bëjnë atë një kriminele” për shkak të këtij aksidenti, pasi mendon se mund të vuajë nga probleme me shëndetin mendor. Një veprim për t’u përgëzuar nga Drake, i cili tregoi që pas “djalit të keq” fshihet një zemër e artë.