Kanye West nuk është një njeri me shumë emocione, pasi ai vetë ka thënë se “jo çdo e qeshur më bën të buzëqesh”. Por në një rast të rrallë, Kanye tregoi më shumë emocion se kurrë teksa i këndoi një fanse në koncertin e tij në Miami. Krijuesi i “The Life Of Pablo” u përlot nga një vajzë e quajtur Krystal, e cila kishte veshur një t-shirt në respekt të nënës së tij të ndjerë, Donda. Ajo gjithashtu mbante një tatuazh të ilustrimit të krijuar nga George Condo për singëllin e Kanye “Runway”.
Në video dëgjohet Ëest duke thënë “Vajza me T-shirt “në memorie të” dhe tatuazhin e “Runaway”, më bërë të qaj”.
Reperi më pas e pyeti atë për emrin, dhe turma e fansave iu përgjigjë “Krystal”. Kanye pastaj filloi të këndojë emrin e vajzës, ndërkohë që turma e shoqëronte me brohorima.
Epo kur bëhet fjalë për nënën, të gjithë “zbuten”.