Justin Bieber gjithmonë është përpjekur që t’i mbajë fansat në njëfarë distance, por këtë herë duket se i ka tejkaluar kufinjtë.
Ai ishte i pranishëm në një spektakël në Melburn të Australisë mbrëmjen e djeshme. Kërkesat për të bërë foto me të nuk kanë munguar si gjithmonë nga ana e fansave, të cilët shpesh bëhen tepër këmbëngulës, por as Bieber nuk ka kursyer aspak të gjithë mllefin e tij në përgjigje. Duke refuzuar kërkesën e një fanseje 20 vjeçare për të bërë foto, ai i ka përplasur në fytyrë fjalët “Ti ma shpif”. Jo fiks përgjigja që presupozohet të japë një sensacion botëror që është shembull për miliona fansa në botë.