Njihet si vajza rebele që bën gjithçka dëshiron, pa patur frikë. Ana është bërë e njohur për natyrën e saj të çlirët që dhuron humor për publikun. Së fundmi Ana Lika ka nisur pushimet nga ku ka realizuar disa foto sensuale dhe njëkohësisht shumë të guximshme.
Ajo ka postuar një foto mjaft provokuese, që si gjithmonë ka ngjallur debat tek komentuesit. Madje njëra nga ndjekëset është kapur me formën e buzëve të Annës duke i quajtur si kremviçe, por kjo gjë si ka pëlqyer aspak Anës dhe nuk ka hezituar t’i përgjigjet.
“e mi kuklle ashtu i kam! Du me dit ku të çalon muhabeti!”, i thotë Ana, ndërsa ajo i thotë “askund ylli” dhe Ana ia kthen “Epo rri pra çke që komenton”