INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i thotë ''harxhon lekët kot'', Lori Hoxha nuk duron dhe i kthehet keq: Gjëja që ka...[FOTO]

Fansja i thotë ''harxhon lekët kot'', Lori Hoxha nuk duron dhe i kthehet keq: Gjëja që ka...[FOTO]

Publikuar më: 17:52 30-07-2018

Lori Hoxha është një nga vajzat më me ndikim në vendin tonë. Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpalos stilin dhe sharmin e saj e jo më kot numëron shumë ndjekës, afro 700 mijë të tillë.

Të shumtë janë ata që e admirojnë dhe pëlqejnë blogeren e njohur, por nuk mbeten pas as ndjekësit që gjithmonë kanë kritika dhe nuk ngurojnë t’i shprehin.

Së fundmi Lori i ka kthyer përgjigje një komentuesje e cila i thekson se duhet të kontribuojë për shoqërinë dhe jo të harxhojë letët kot.

“Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur harxhon lekë kot, je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën) , gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët”, i shkruan fansja.

Lori i është kthyer me këto fjalë komentueses. “Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Lori, “kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu. Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua”, shkruan Lori.

lna.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986