Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.
Një gjë e tillë ka ndodhur me një foto të fundit të postuar në instagram ku shfaqet e veshur shumë seksi me një fustan veror. Një komentuese i shkruan velinës se eshtë bërë si “trans” nga plastika dhe Kejvina nuk hezitoi t’i kthejë përgjigje.
“Ishe yll pa b*thë pa bukë pa c*ca siç të bëri nëna natyrë. Je bërë si trans tani a nuk e sheh veten në pasqyrë”, i shkruan komentuesja.
Por si ia ktheu Kejvina? Modelja i shkroi thjesht “Miaoooo” dhe në një koment të dytë, i kërkon të tregojë identitetin.
“Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin mos ha shit”, i shkruan ajo.