Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj, njihet për thjeshtësinë, bukurinë, e të njëjtën kohë edhe humorin që ka. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen dhe këtë e dëshmon duke postuar herë pas herë video teksa shihet duke kënduar e folur në gjuhën shqipe.
Ajo është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian me të cilin ka dy fëmijë. Ditën e sotme Emina ka publikuar një foto teksa udhëton me avion, por si gjithmonë nuk kanë munguar kritikat dhe një prej fanseve i ka thënë:
“Po gjoksin ku e le”?
Emina nuk e ka lënë pa një përgjigje dhe i është kthyer menjëherë me një koment epik në Instagram:
“Aty në aeroplan privat e kam lënë. Mos u bë merak motra se ai gjoks ka ushqyer dy fëmijë!”