INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i thotë ''më dukesh si puna e atyre që...'', Aulona Musta nuk ia përton, shihni si i kthehet [FOTO]

Fansja i thotë ''më dukesh si puna e atyre që...'', Aulona Musta nuk ia përton, shihni si i kthehet [FOTO]

Publikuar më: 19:55 02-09-2018

Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta. Dhe kjo gjë ndodh pothuajse në çdo postim të Aulonës gjë që e ka “detyruar” atë që shpesh të bëjë statuse ironike.

Një status të tillë ka bërë me foton e fundit në Instagram ku shfaqet me bikini dhe shkruan me ironi:

’jane keto imazhe qe shoh atje larg? Po keto zera nga vijne? I shikoni/degjoni ju? Ah prit pak! Qenka Komiteti i Ndrikullave te Instagramit! Paskan mbledhje! Po vendosin fleterrufete e javes...???

Një fanseje nuk i ka pëlqyer aspak kjo foto e Aulonës dhe i ka komentuar:

“Po cju ka hip kjo mani ju vipave moj aman, te nxirrni by.. ne rrjetet sociale. Per mua ishe me mire, ashtu e thjeshte, e shkathet, e provokative si gazetare. Kshu po me dukesh si puna e atyre kengetareve, qe nuk kane ze, dhe thjesht promovohen me trupin e tyre. Ti sje e kesaj kategorie, zgjuarsia ste mungon, por thjesht do te besh sic ben turma”.

Ndërkohë që Aulona nuk ka qëndruar duarkryq dhe ia ka kthyer me një koment të gjatë:

“po pse moj zemer, nje njeri s’mund te kete dhe mendje dhe b*the? Ku e ke mesuar ti qe keto te dyja perjashtojne njera tjetren? Dhe tjetra, para kater ditesh kam postuar mendimin dhe sugjerimin tim ne lidhje me nje liber dhe kam kerkuar sugjerime per tituj librash, perse nuk erdhe te komentoje dhe ti atje, apo te jepje nje sugjerim per librat, por zgjodhe te komentosh ketu te b*tha (edhe pse ne kete foto mund te kete edhe melci dhe apandesit, vetem b*the s’ka”, përfundoi ajo.

card.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001906156539917