INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i thotë ''pse nuk ma urove ditëlindjen'', Luana na habiti me reagimin e saj! [FOTO]

Fansja i thotë ''pse nuk ma urove ditëlindjen'', Luana na habiti me reagimin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:20 05-06-2019

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni.

Së fundmi moderatorja ka arritur shifrën e 1.5 milion ndjekësve në Instagram duke treguar edhe njëherë që është një ndër personazhet publikë më të dashur nga fansat. Ditët e fundit se kemi parë shumë aktive dhe arsyen na e zbuloi moderatorja.

Në disa foto të publikuara ditën e sotme, një fanse e ka pyetur se pse nuk ia ka uruar ditëlindjen që e kishte para një jave. Por Luana, me shumë modesti, ia ktheu sikur ajo të ishte familjarja apo mikesha e saj.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Më fal, po punoj fort me projekte të reja e koha s’po më premton të jem shpesh në Instagram. Por ju e dini sa shumë iu dua!”- është përgjigjur Luana.

jet.jpg

 

Ja pra që moderatorja na ka treguar që edhe njëherë afrimitetin dhe dashurinë që ka me fansat e saj të shumtë të cilët janë shumë të rëndësishëm për të. Epo jo më kot ka mbi 1.5 milion të tillë pasi nuk ndodh shpesh që VIP-at t’u përgjigjen me kaq shumë dashuri fansave të tyre.

Për çfarë projektesh e ka fjalën Luana? S’kanë fund surprizat nga moderatorja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705